Bekteshi: Vaji për ushqim tashmë nuk është 150 denarë, në disa markete tani mund ta gjeni edhe nën 100 denarë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se tashmë ka ulje të lehtë të çmimeve te produktet bazë të ushqimit.

“Mendoj se tashmë ka një zbritje të lehtë, nuk ka më bukë 52 denarë, që bëheshin drama këtu në qendrën mediatike në Qeveri, tashmë edhe “Zhito Lluks” ka nisur të ul çmimet. Vaji për ushqim tashmë nuk është 150 denarë, as 160 denarë, mund që vaj për gatim të gjesh edhe nën 100 denarë në markete të caktuara”, tha Kreshnik Bekteshi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share