Luar bën gjestin e ëmbël në “Zemër Luana” për fëmijët e “Shtëpisë së të rinjve”!

Drejtuesja Luana Vjollca zgjodhi të bëjë sonte dhuratën më të bukur për Krishtlindje. Sot “Zemër Luana” i dedikohet shtëpisë së fëmijëve dhe shtëpisë së të moshuarve!

Mbrëmjen e sotme e ftuar speciale ishte edhe këngëtarja e njohur Luar Arani, e cila para se të niste performancën e saj vendosi të bëjë një gjest mjaft të embël. Luar vendosi t’iu dhurojë libra të gjithë fëmijëve, duke dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm për ta.

“Unë e di që ti (drejtuar autores Luana Vjollca) është kujdesur për të gjithë ju, Thjesht mendova se gjithmonë se kur une kam patur në fëmijërinë time momente jo shumë të mira gjithmonë kam gjetur një botë te librat ndaj doja t’u bëja këtë dhuratë. Lexoni sa më shumë Sepse do e shikoni dhe do t’i dini vlerat më vonë.”, përfundoi Luar, teksa mori shumë duartrokitje nga të gjithë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share