Gjermanët lahen në liqenin e ngrirë

Traditë e tyre për çdo Krishtlindje

Ashtu si çdo Krishtlindje këta gjermanë nuk kanë hequr dorë nga tradita.

Dhjetëra prej tyre hynë në ujin e akullt të një prej liqeneve të Berlinit për zhytjen e përvitshme të 25 Dhjetorit.

Temperatura e ujit shënonte 2 gradë Celsius ndërsa ajo e ajrit 4 gradë, por sërish ata vendosën të rrezikojnë.

“Po, quhet not në akull. Ishte shumë ftohtë. Kishte copa akulli. Megjithatë ishte shumë argëtuese. Është edhe e shëndetshme”.

Grupi i tyre u themelua në vitin 1980 në kohën kur Berlini Lindor ishte kryeqyteti i ish-Gjermanisë Lindore. Klubi ka aktualisht ka 157 anëtarë “nga 12 deri në pothuajse 90 vjeç” sipas asaj që shkruhet në faqen e tyre të internetit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share