Reshjet e denduara të borës kanë shkaktuar 13 persona të vdekur e mbi 80 të plagosur në Japoni.
Mediat e huaja shkruajnë se situata më e rënduar paraqitet në rajonet veriore të shtetit aziatik, ndërsa më shumë se 10 familje kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
https://twitter.com/dr_leshan/status/1606276146651205632
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, stuhitë e borës dhe dallgët e larta në pjesët veriore të vendit, por edhe përgjatë bregut të detit të Japonisë, ka të ngjarë të shkaktojnë reshje dëbore deri në 60 centimetra.
https://twitter.com/YvesUitGent/status/1605048254906761216
Probleme janë shkaktuar në linjat e trenave, me qarkullimin e automjeteve si dhe në fluturimet e avionëve në veri të Japonisë./tvklan.al