Aleanca për Shqiptarët (AA) sot do të mbajë Kongres të jashtëzakonshëm në Qendrën e Kulturës në Tetovë.
Në kongres do të zgjedhet kryetari i ri i partisë dhe i vetmi kandidat në këtë garë është ushtruesi i detyrës së kryetarit, Arben Taravari.
Nga kjo parti bëjnë me dije se kongresi i tretë do të mbahet në dy pjesë: ai formal me pjesëmarrjen e të ftuarve dhe i hapur për media dhe pjesa e punës, e cila do të jetë e mbyllur vetëm për delegatët.
Mbajtja e këtij kongresi të jashtëzakonshëm pason pas dorëheqjes së Ziadin Selës nga kreu i kësaj partie.