Rast i rrallë, foshnja lind në ditëlindjen e të dy prindërve

Një spital i Alabamës tha se një foshnjë e lindur atje së fundmi mundi shanset prej 133 mijë me 1 për të lindur në të njëjtën ditë me të dy prindërit.

Spitali Huntsville tha se Cassidy dhe Dylan Scott mirëpritën vajzën Lennon më 18 dhjetor, duke i dhuruar asaj të njëjtën ditëlindje me të dy prindërit.

Spitali tha se ishte një shans “një në 133 mijë” që nëna, babai dhe foshnja të kishin të njëjtën ditëlindje.

Cassidy,në fakt kishte filluar të lindë më 17, por Lennon nuk kishte ardhur në jetë deri në orën 12:30 të mëngjesit të datës 18.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share