Njihuni me Ramsesin II, teknologjia dhe shkenca ‘ringjallin’ faraonin e lashtë

Fytyra e faraonit më të fuqishëm të Egjiptit të lashtë, Ramsesit II mund të shihet për herë të parë falë një mrekullie shkencore.

Shkencëtarët nga Egjipti dhe Anglia kanë bashkëpunuar për të ndërtuar fytyrën e tij në momentin e vdekjes duke përdorur një model 3D të kafkës, shkruan “Daily Mail”. Më pas, ata ‘rinuan’ faraonin dhe ‘kthyen’ kohën pas thuajse gjysmë shekulli më parë për të krijuar tiparet e tij në periudhën e pikut të pushtetit.

Sahar Saleem, e cila krijoi modelin 3D të kafkës, u shpreh se Egjipti ka patur një faraon “shumë të pashëm”. “Imagjinata ime për fytyrën e Ramsesit II u ndikua nga fytyra e mumies. Gjithsesi, rindërtimi i  fytyrës ndihmoi që të vendosej pak gjallëri në të. Zbulova se fytyra e rindërtuar është një person shumë i pashëm egjiptian me tiparet karakteristike të Ramsesit II, hunda e kërrusur dhe një nofull e fortë”, tha ajo.

Vështirësia e një pune të tillë, shpjegon Caroline Wilkinson, qëndron në faktin se kafka nuk mjafton për të zbuluar portretin e plotë të një të vdekuri.

Pjesa e vështirë është ajo që vjen pas formësimit, informacioni për ngjyrën e lëkurës, rrudhat, shenjat, flokët dhe sytë. Ndaj  ne morëm sugjerime nga ekipi i Sahar për këto. Gjithashtu u informuam për çfarë dihet mbi të  duke iu referuar shkrimeve si dhe indeve të buta të mumifikuara të tij”.

Ramsesi II qeverisi Egjiptin për 66 vjet dhe mbahet mend për statujat kolosale dhe ndërtimet gjigande. Mendohet se ai ndërtoi më shumë tempuj dhe ka patur më shumë fëmijë se çdo faraon tjetër./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share