Kontrata e jetës për Ronaldon

Portugezi do të përfitojë 1 mld Euro në 7 vjet

Në fushë deri në 40 vjeç, ambasador deri në 45 vjeç. Kjo është e ardhmja e Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite. Portugezi është gati të thotë po, deri në fund të vitit pritet nënshkrimi i kontratës faraonike. Gjysmë miliardë eurot e premtuara për CR7 për dy vite e gjysmë futboll, nga Janari 2023 deri në Qershor 2025, kur portugezi do të ketë mbushur vetëm 40 vjeç.

200 milionë euro në sezon për të cilat flitet prej kohësh do të përfshinin të ardhurat nga paga dhe reklamat dhe këtu qëndron çelësi i pjesës së dytë të marrëveshjes.

Arabia Saudite shpreson të marrë organizimin e Kupës së Botës 2030 (me Greqinë dhe Egjiptin) dhe do të donte ta bënte Cristiano Ronaldon njeriun e saj imazh, ambasadorin e turneut.

Kjo është arsyeja pse kontrata që iu ofrua portugezit është deri në vitin 2030 dhe flitet për një shifër totale afër një miliardi. Teksa pret të japë ok për Al Nassr, Ronaldo po shijon disa ditë pushime në Dubai.

Nga ana tjetër, CR7 nuk është larguar nga kombëtarja dhe po pret të kuptojë se kush do të jetë trajneri i ri. Por fillimisht duhet të gjejë një ekip me të cilin do të vazhdojë të luajë dhe e vetmja ofertë interesante që ka mbërritur në tryezën e tij është ajo e Al Nassr, e cila është e gatshme ta mbulojë me ar.

Ai do të fitojë si një sheik dhe do të trajtohet si i tillë. Dhe nëse ai arrin të ndihmojë Arabinë Saudite të organizojë Kupën e Botës 2030, mirënjohja e vendit do të jetë e përjetshme por edhe shumë bujare.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share