Lottie Moss një modele e “OnlyFans” ka zbuluar se tatuazhi i saj në fytyrë ishte mënyra e saj për të shprehur ‘lirinë’ e saj pas kaq shumë viteve kontroll. Në fillim të këtij muaji, modelja dhe ylli i “OnlyFans”, 24 vjeç, tronditi fansat e saj teksa tregoi tatuazhin e ri në fytyrën e saj pas një nate të çmendur.
Tashmë ajo ka treguar në një intervistë se ky tatuazh në fytyrën e saj ishte një formë për të shprehur se “jam e lirë”, pasi modelja tashmë është “në zbuluim të vetvetes”.
Pasi ra në një gjendje depresioni dhe u “vetë-mjekua” me pije dhe droga për të shuar ankthin e saj mes reagimit të ashpër të bashkimit të saj me OnlyFans, Lottie u dërgua në rehabilitim në fillim të këtij viti.
Lottie tha se pasi gjeti më në fund paqen dhe lirinë nga jeta e saj e mëparshme, ajo bëri tatuazhin për të simbolizuar çlirimin e saj të ri nga ndjenjat e ndrydhura nga kjo ‘industri intensive’.
“Që nga rehabilitimi, unë kam qenë në një udhëtim të vetë-zbulimit. Kam kaluar shumë kohë në Bali, e rrethuar nga natyra, duke lexuar vetëm ose duke kaluar kohë me njerëz me të njëjtin mendim dhe duke mësuar të dua përsëri veten, ndërsa më në fund jam e lirë nga jeta ime e mëparshme. Kjo është arsyeja pse vendosa të bëj tatuazh në fytyrën time; fjala “e dashur” nën syrin tim. Po, ishte impulsive, por pas vitesh që isha kaq e kontrolluar, ishte mënyra ime për t’u shprehur se jam i lirë. Nuk jam më e kontrolluar”, ka thënë ylli i “OnlyFans”.
Këto shkrime të gjysmë motrës së Katte Moss vijnë pasi më herët modelja kishte postuar ndarë në TikTok tatuazhin e saj duke i shtuar shkrimin “mos pini alkool fëmijë”.
“Nuk kam shumë për të thënë për natën e kaluar, me të vërtetë, përveç faktit se kjo mund të ishte pa bërë… por nuk më intereson, ne do të mësojmë ta duam, bota do të mësojë të dashurojë. Edhe mamaja ime do të mësojë ta dojë”, tha ajo ndërsa ishte në shtrat, në postimin e videos para pak kohësh./tvklan.al