Rreth 135 milionë njerëz në SHBA dhe Kanada do të preken një stuhi e fuqishme dimërore. Shërbimi amerikan i motit tha se temperaturat do të shkonin -45 deri në -55 gradë Celsius gjatë fundjavës në disa zona të vendit.
“Kjo nuk është si një ditë normale bore si kur ishim fëmijë, është serioze,” tha Presidenti Biden në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.
Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një stuhie të fuqishme, duke shkaktuar tornado në shtetet jugore dhe duke mbuluar me borë pjesën tjetër të vendit gjatë javës së kaluar.
Një djalë 8 vjeç, dhe nëna e tij 30-vjeçare, vdiqën në Luiziana, pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga një tornado. Po ashtu, një grua 54-vjeçare vdiq në këtë shtet për shkak të shkatërrimit të shtëpisë së saj nga tornadoja.
Stuhi të mëdha kanë goditur edhe pjesën qendrore të SHBA-së, duke shkaktuar mbyllje të rrugëve dhe shkollave, pasi shumë shtete kanë raportuar se bora ka arritur në lartësi deri në 1.2 metra
Rreth 3.300 fluturime janë shtyrë dhe mbi 150 janë anuluar.
Afër 500.000 persona në katër shtete, Nebraska, Uajomi, Dakoda e Jugut dhe Minesota janë paralajmëruar se do të përballen me stuhi bore, teksa erërat e fuqishme dhe reshjet e borës kanë vështirësuar udhëtimin.
Miliona banorë të tjerë në mbarë SHBA-në po ashtu janë goditur me stuhi të fuqishme bore.