Efektet çudibërëse të hudhrës për fytyrën tuaj

Në ditët e sotme, shumica e femrave blejnë çdo lloj produkti estetik vetëm për të parandaluar dhe për të zvogëluar shenjat e plakjes. Ndotja e mjedisit, rrezet ultravjollcë, dieta e varfër dhe faktorë të tjerë kanë ndikim në plakjen e lëkurës dhe kjo është dhe arsyeja pse është bërë e nevojshme një kujdes ekstra për lëkurën.

Lajmi i mirë është se ka shumë alternativa natyrale me kosto të ulët që mund të ndihmojnë për të arritur rezultate të mira, pa shkaktuar efekte anësore. Në mesin e këtyre është edhe hudhra, një përbërës i pasur me përfitime, e famshme për vetitë e saj ushqyese dhe medicinale.

Po pse hudhra është e mirë për rinovimin e fytyrës tuaj?

Hudhra është një nga përbërësit më të famshëm të përdorura në kuzhinë. Që nga kohët e lashta, ajo është përdorur për qëllime mjekësore, por ka nga ata që dinë edhe përfitimet e saj për bukurinë estetike, shkruan EO. Kjo bimë e vogël përbëhet nga disa segmente të pasura me antioksidantë dhe përbërës aktivë të njohur si alicin. Ajo është gjithashtu një burim natyror i vitaminave, mineraleve dhe substancave të tjera bimore që i japin hudhrës vetitë e saj antiseptike dhe antiinflamatore.

Hudhra mund të aplikohet direkt në lëkurë dhe është shumë e shëndetshme. Vetitë e saj shëruese ndihmojnë në eliminimin defekteve dhe i japin lëkurës një shtresë mbrojtëse, e aftë të luftojë dëmin e shkaktuar nga rrudhat e parakohshme.

Falë efektit të saj antibakterial, hudhra ndihmon në luftimin e problemeve të përbashkëta të lëkurës si aknet dhe pikat të zeza; gjithashtu ajo lehtëson heqjen e qelizave të vdekura, heq njollat, duke zbardhur kështu në mënyrë natyrale lëkurën e fytyrës suaj.

Hudhra është një burim i pasur nga e cila keni shumë përfitime:

– Lufton pezmatimin e lëkurës.

– Ndihmon në rastet e herpesit, ulçerës ose ekzemës.

– Eliminon puçrrat dhe pikat e zeza.

– Përmban substanca që parandalojnë kancerin e lëkurës.

– Ndihmon në trajtimin e lëkurës së thatë.

– Ripërtërin dhe parandalon shfaqjen e hershme të rrudhave.

Ja një maskë me hudhër për të zbutur njollat e moshës dhe rrudhat në fytyrë

Hudhra e kombinuar me limon është një zgjidhje e shkëlqyer për të lehtësuar njollat dhe për të reduktuar rrudhat.

Përbërësit: ½ limon; 1 thelpi hudhër; pak ujë; 1 copë pambuku

Çfarë duhet të bëni?

Shtypni hudhrën derisa të keni një masë homogjene. Shtrydhni lëngun e gjysmë limoni dhe përziejeni me hudhrën. Shtoni disa pika uji dhe produktin e përftuar aplikojeni në të gjithë fytyrën tuaj me ndihmën e një cope pambuku. Përdoreni këtë maskë 3 herë në javë ose më shumë për të marrë rezultate të mira.

Kujdes! Kjo maskë duhet të aplikohet vetëm gjatë natës, sepse gjatë ditës mund të shkaktojë efekte negative për shkak të ekspozimit ndaj diellit. Mos harroni të aplikoni krem dielli të nesërmen.

Maskë me hudhër dhe vaj ulliri për një lëkurë të re

Kombinimi i hudhrës dhe vajit të ullirit shërben si një maskë hidratuese dhe një ilaç për ata që vuajnë nga lëkura e thatë, pezmatimi i lëkurës apo plagët në fytyrë.

Në sajë të përmbajtjes së pasur me antioksidantë dhe përbërës hidratues, ajo stimulon riparimin qelizor dhe zvogëlon ndikimin negativ të dëmtimit oksidues.

Përbërësit:  2 thelpinj hudhër, 1 lugë çaji vaj ulliri

Çfarë duhet të bëni?

Thelpinjtë e hudhrës i shtypni derisa të keni një masë homogjene dhe i përzieni me vajin e ullirit. Lani fytyrën dhe aplikojeni, duke qenë të kujdesshëm për të shmangur zonën e syve. E lini të veprojë për 10 minuta dhe shpëlajeni. Ju mund ta përdorni këtë maskë 3 deri në 5 herë në javë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share