Avokati i Popullit konfirmon fillimin e hetimeve për vrasjen e Hamide Magashit: Do të dalim me raport

Avokati i Popullit, Naim Qelaj në konferencën e fundit me gazetarët ka konfirmuar se kanë filluar hetimet për rastin e vrajës së Hamide Magashit, gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Ai më tej ka bërë të ditur se pas hetimeve do të bëjnë publik një raport të detajuar.

“Më duhet të i’u informojë ju dhe publikun se ne kemi filluar hetimin për rastin e vrasjes në QKUK. Pas përfundimit të hetimit do të dalim me një raport me rekomandime”.

Ai shtoi se rekomandimet e tyre janë plotësuar për 22.9% nga institucionet.

Sipas tij, në bazë të monitorimeve të bërë del se niveli i punësimit të personave me aftësi të kufizuar nuk është në përputhje me ligjin dhe se ata nuk janë të përfshirë sa duhet në arsim

“Në hyrje të kësaj konference, gjendja e të drejtave të njeriut ka progres. Rekomandimet e zbatuara plotësisht janë plotësuar 22.9%. Ekonomitë familjare janë ballafaquar me rritjen e çmimeve. 2022 e kemi filluar me planifikim në dy tema që kanë rëndësi të veçantë: tema e parë personat me aftësi të kufizuar dhe tema e dytë mbrojtja nga diskriminimi. Në kuadër të aftësisë së kufizuar kemi organizuar takime me qytetarë me një fushatë të quajtur Barazi për të gjithë’”.

“Niveli i punësimit të personave me aftësi të kufizuar nuk është në përputhje me ligjin. Mungesa e strehimoreve për këta persona e vështirëson situatën. Kemi marrë shumë ankesa për trajtime jo të përshtatshme mjekësore për këta persona. Personat me aftësi të kufizuar nuk kanë gjithëpërfshirje në arsim. Të drejtat për punësim dhe zbatimin e ligjit për punësim do ta trajtojmë me theks të veçantë. Është një lajm i mirë nisma e Qeverisë për ndryshimin e Kushtetutës në përputhje më Konventën”.

Rëndësi të veçantë ai tha se do t’i kushtojnë të drejtave të grave, duke shtuar se shteti ka përgjegjësi t’i mbrojë viktimat, raporton EO.

Ai më pas tha se në opinion ka pasur shumë ankesa sa i përket rasteve të krimeve të luftës.

“Sa i përket aspektit gjinor dhe pozitës së gruas Avokati i Popullit do të punojë në theks të veçantë. Të dhënat statistikore na tregojnë se jemi shumë keq në aspektin e pronës së gruas. Këtë vit kemi rekomanduar gjithëpërfshirje të komuniteteve jo shumicë. Kemi reaguar në rastin kur disa fëmijë të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian ishin anashkaluar në një organizim të një shkollë në Pejë”.

“Këtë vit bashkë më Shoqërinë Civile kemi formuar një forum me emrin Shoqëria Civile me Avokatin e Popullit. Shpresoj që institucionet ta njohin të drejtën e martesave me gjini të njëjtë. Vitin tjetër do të dalë edhe raporti mbi Gjuhën e Urrejtjes. Mungon koordinimi mes autoriteteve reaguese, për me qenë më i saktë Policia, Prokuroria dhe Gjykatat. Shteti ka përgjegjësi dhe detyrë me i mbrojtur viktimat. Të drejtat e njeriut janë bazike, duhet ta dinë qytetarët. Në fakt në institucion ka pasë shumë pak ankesa dhe kërkesa për çështjen e krimeve të luftës”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share