Opozita kritikoi fjalimin e presidentit Pendarovski

PARTITË NË POZITË: DEPUTETËT TË VOTOJNË NDRYSHIMET KUSHTETUESE

Partitë opozitare në Kuvend kanë kritikuar fjalimin vjetor të presidentit, Stevo Pendarovski. Sipas VMRO – DPMNE-së, se Pendarovski në vend se të flet si president, ka folur si analist. Ai tha se stili i presidentit për konstatimin e fajit, tash më është pasi, është e qartë se fajtori i vetëm për situatat në të cilat ndodhet shtet është  pushteti LSDM-BDI.

“Stevo Pendarovski lëshoi mundësinë të thotë se, për mosbesimin që kanë qytetarët tanë në institucionet shtetërore, posaçërisht në gjyqësor, ndërsa ajo është edhe disfatë e tij personale, pas emërimit skandaloz të shefit të Këshillit Gjyqësor, që është zgjedhje e LSDM-së , ndërsa propozim i dërguar te Pendarovski, me akt të tillë të funksionimit, Maqedonia asnjëherë nuk do të ballafaqohet me krimin dhe korrupsionin” – tha Vlado Misajllovski, VMRO-DPMNE.

Duke folur për kritikat e presidentit në fushën e korrupsionit, deputeti Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët, tha se, presidenti duhet të ofrojë disa hapa konkret dhe jo vetëm të konstatojë se, institucionet duhet të çrrënjosin korrupsionin.

“Shteti i së drejtës ka kapitulluar dhe ne nuk kemi një qëndrim konkret të presidentit të shtetit. Nuk mundet presidenti të thotë se, nuk kemi kapacitet për veting se vetëm të thotë se institucionet duhet të çrrënjosin korrupsionin, kjo është e papranueshme” – tha Halil Snopçe, ASH.

Ndërkohë, partitë e pushtetit, kanë përshëndetur fjalimin e presidentit, duke porositur se, Kuvendi duhet sa më shpejtë të miratojë ndryshimet kushtetuese.

“Është përgjegjësi e gjithë deputetëve që të bëhet hapi i ardhshëm dhe i fundit, ndryshimet kushtetuese. Nuk duhet të lejojmë të bllokohemi, por duhet tërësisht të rrumbullakësojmë procesin e anëtarësimit të plotë në Union” – tha Daniela Koleva, LSDM.

“Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin një ditë e më përpara. Ndryshimet kushtetuese ku do të inkorporoheshin komuniteti bullgar, kroat, malazez, përskaj komuniteteve të tjera të cilat janë pjesë e preambulës, nuk i sjell asgjë të keqe vendit tonë” – deklaroi Arbër Ademi, BDI.

Partitë e pushteti porositën po ashtu, se nevojitet unifikim i të gjitha aktorëve shoqëror dhe politik rreth rrugës evropiane të shtetit. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share