Kryeministri grek Mitsotakis shkon në Derviçan, shoqërohet nga Rama

Pas vizitës në Himarë, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili zhvillon vizitë në vendin tonë për t’u takuar me minoritetin grek, ka shkuar në fshatin Derviçan të Dropullit në Gjirokastër. Aty është pritur nga Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

Më herët gjatë ditës, Kyriakos Mitsotakis mbërriti në stadiumin e Himarës me helikopter ushtarak nga Janina dhe mbajti një fjalim të shkurtër përpara komunitetit grek në qendër të qytetit.

Kreu i qeverisë greke veç fjalive për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e intergrimit në BE, garantoi se ai dhe qeveria e tij do të bëjnë të mundur respektimin e të drejtave të minioritetit grek në Shqipëri.

Aktualisht nuk ka asnjë çështje që mund të tregojë se janë nëpërkëmbur të drejtat e këtij komuniteti në vendin tonë.

Ajo që u vu re është se kryebashkiaku socialist i Himarës nuk doli për të pritur Mitsotakisin, vizita e të cilit u organizua nga Omonia.

Kryeministrit grek do t’’i bashkohet dhe Kryeministri Rama. Të dy së bashku do të jenë në Derviçan për të zhvilluar të tjera takime me minioritetin grek në këto zona.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share