Pendarovski: Të bëhen ndryshimet kushtetuese

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë fjalimit vjetor në Kuvend ka theksuar se për ndryshimin e Kushtetutës nevojitet një procedurë e qartë juridike dhe politike. Deputetëve të opozitës u çoi mesazhin se të mos presin fillimisht të vijnë në pushtet e më pas të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

“Së pari, vet përmbajtja e propozimit konkret, futja e bullgarëve dhe pjesë të popujve tjerë në Kushtetutë, në asnjë mënyrë nuk cënon identitetin maqedonas dhe së dyti, ata që sot janë kundër, nëse me të vërtetë besojnë se BE-ja është qëllimi ynë strategjik, konstanta ynë strategjike nga viti 1991 e deri sot dhe nëse sot janë kundër, si do të votojnë për këtë ndryshim të Kushtetutës kur do të jenë në pushtet” – ka deklaruar Presidenti Pendarovski.

Presidenti u ka dërguar mesazh deputetëve që ndryshimet kushtetuese të bëhen me konsensus, sic ishte rasti me “linjat e kuqe” lidhur me kontestin me Bullgarinë vitin e kaluar. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share