“Në gjendje të dehur shtyp pulat e delet”, aktorja e serialit “Nina” në Tv Klan rrëfen ‘vështirësinë’

Seriali “Nina” shfaqi episodin e parë të sezonit të dytë në Tv Klan gjatë së shtunës së kaluar. Tashmë ndjekësit e tij ndodhen në pritje të pjesës së dytë për të mësuar se çfarë do të ndodhë më tej  me personazhet e dashur të serialit. Ndërkohë, dy prej aktorëve, Renada Caci e Besmir Bitraku si dhe regjisori Mateo Cingu ndajnë në “Rudina” momente gjatë xhirimeve, të cilat kanë qenë të vështira për ta, por me shumë humor.

Renada Caci: Një tjetër skenë e vështirë e imja se s’dua t’i zbuloj të gjitha, por është dhënë si skenë, është një moment që unë, në gjendje të dehur Berta, shtyp pulat edhe delet. Gjë që unë e kam të vështirë se unë jam animaliste dhe kur lexova skenarin thashë “Raelva Shabanaj, mbaje mend ça më ke bërë me këtë”.

Rudina Magjistari: Të ka bërë të shkelësh mbi principet e tua. Po mirë ai aksident ishte, aksidentet mund t’i ndodhin kujtdo apo jo? Apo s’ishte dhe aq?

Mateo Cingu: Kjo thoshte “po si do t’i shtyp unë? Po unë i dua shumë kafshët”.

Besmir Bitraku: Por nuk do i shtypësh me të vërtetë.

Renada Caci: E dija që s’ishte e vërtetë, por thjesht ideja…/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share