Berisha ka akuzuar Turqine se bëri një “ndërhyrje vërtet të fortë” për marrëveshjen per percaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë kur ajo u nenshkrua ne muajin prill te vitit 2009.
Sipas Berishes “Greqia e nënshkroi ate marreveshje duke pasur për vete gjashtë milje detare ujëra territoriale.
“Edhe pse Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ate marrëveshje une e konsideroj si shumë të mirë. Pasi Gjykata Kushtetuese kundërshtoi, i thashë qeverisë greke se jam i detyruar të respektoj vendimin e saj. Ju unë thashë atyre qe të shkonim në Hagë. Në fillim ata kanë qenë në mëdyshje, por më vonë pranuan, sepse siç e panë se isha shumë transparent”, deklaroi Sali Berisha.
Per Berishen kur Edi Rama mori pushtetin ne vitin 2013 negocioi me qeverinë greke në kundërshtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe palet përfunduan marrëveshjen.
Kur Edi Rama erdhi në drejtimin e qeverise negocioi me qeverinë greke në kundërshtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ata përfunduan marrëveshjen. Greqia e vendosi më pas ligjin në parlament dhe e vendosi qe te zgjeroje hapsiren e saj në 12 milje detare siç është e drejta e tyre sipas Traktatit të Montego Bay”. Nuk e di se çfarë do të thotë Haga”, u shpreh Berisha.
I pyetur për natyrën e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe Shqipërisë e Turqisë, Berisha tha se Athina është një partner i ngushtë.
“Greqia kanë qenë shumë ndihmuese për Shqipërinë. Ata e mbështetën vendin tone ne rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe bënë investime serioze këtu”, tha Berisha.
Sa i përket Turqisë, Berisha ka rezerva.
“Turqia është pa dyshim një mik, një partner, por me një doktrinë të neo-otomanizmit që unë nuk do ta pranoj’, thotë Berisha.
Nderkaq në intervistën për EURACTIV, Berisha deklaroi se ai është i vetmi politikan që i ka denoncuar publikisht me emër bandat e krimit të organizuar dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Berisha thekson se fokusi i opozites është në kthimin e votuesve që po ikin nga vendi dhe ne menyre të vecante të arsimuarve.
Per situaten ne veri te Kosoves Berisha mendon se Vucic nuk do të ndërhyjë ushtarakisht. Në jetën e tij politike, Berisha veçon si ‘keqardhjen’ e tij më të madhe skemat piramidale per te cilat hetimet ndërkombëtare provuan se nuk kishin lidhje me qeverinë.