“Dalin brenda ditës nga burgu i Strugës dhe shesin kokainë në gjithë vendin” | Zbulohet grupi i organizuar kriminal

Të burgosur në Burgun e Strugës kanë përfituar nga dalja brenda ditës dhe janë marrë me aktivitete kriminale. Kështu thonë nga Ministria për Punë të Brendshme, prej ku shtojnë se kanë sigurura materiale të mjaftuehme për të zbuluar një grup të organizuar kriminal, përcjell Klan Macedonia.

“Njësia për Luftën e Krimit të Organizua, Sektori për Hetimet Kriminale – Njësia për Trafikimin e Paligjshëm të Drogave, gjatë një hetimi një mujor, ka siguruar prova materiale të një grupi të organizuar kriminal që merrej me trafik të paligjshëm kokaine, ndaj të cilit është bërë kallëzim. Përkatësisht, T.Sh dhe D.O, si pjesë e këtij grupi të organizuar kriminal, ishin duke vuajtur dënimin me burg në Institucionin Ndëshkues – Korrektues Strugë, ku duke shfrytëzuar përfitimet nga lirimi ditor nga burgu, së bashku me personin A.M, u shisnin kokainë personave nga mbarë shteti, për çka Njësia për luftimin e krimit të organizuar ka siguruar dhe dokumentuar blerjet dhe shitjet dhe materialet dëshmuese. Më datë 20.12.2022 është kryer kontrolli në banesën e A.M, i cili së bashku me T.Sh. dhe D.O., të cilët aktualisht ndodhen në INK Manastir, gjatë ditës së sotme do të sillen para gjyqtarit për procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup”, thuhet në raportin e policisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share