Barrikadat, Kurti: KFOR më kërkoi kohë

“Kurrë nuk ka pasur nevojë për ushtarë serbë në Kosovë”

Janë bërë dhjetë ditë që kur janë barrikaduar rrugët në veri të Kosovës që të çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë atë të Jarinjës dhe Brnjakut.

Kryeministri Albin Kurti ka sqaruar se KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë që të lejohet të qëndrojnë barrikadat në veri të vendit, por ka thënë se kjo gjë nuk do të tolerohet shumë gjatë.

“Nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”.

Sipas tij kërkesa e Serbisë drejtuar KFOR-it për futjen e ushtrisë serbe në veri  dëshmon pafuqinë e tyre.

“Natyrisht që NATO do të jetë kundër e po ashtu edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë”.

Duke folur për protestën në Jarinjë u shpreh i bindur se ata që po synojnë të destabilizojnë Kosovën do të dështojnë.

“Ata të cilët dëshirojnë që Serbia të jetë Rusi dhe në të njëjtën kohë synojnë që ta destabilizojnë Kosovën do të dështojnë gjithmonë ashtu siç dështuan edhe dje”.

Derisa barrikadat vazhdojnë jeta në veri të vendit vazhdon të jetë e bllokuar.

“Në fillim të sheshit këtu në Mitrovicë të veriut gjithçka është e qetë madje asnjë lokal nuk punon, madje edhe lëvizjet e qytetarëve serb janë shumë të rralla”, raporton gazetarja e Tv Klan Blerta Dalloshi Berisha.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share