Tetovari plagos veten gjatë gjahut, i rrëshqiti pushka e mbështetur në veturë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një 69-vjeçar nga Tetova ka plagosur veten gjatë gjuetisë.

Nga SPB-Tetovë thonë se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria.

“Dje (18-dhjetor) në ora 10:00 në SPB Tetovë është raportuar se personi M.I. (69) nga Zherovjani i Tetovës, në vendin e quajtur “Pishat e Stançës”, rajoni i fshatit Stençe të Tetovës, ku ka qenë në gjueti me tre persona të tjerë, është vetëplagosur në këmbën e djathtë. Sipas njoftimit, ai pushkën e gjuetisë e kishte mbështetur në veturë dhe në momentin kur automjeti është startuar, pushka ka rrëshqitur, ka rënë për tokë dhe ka qëlluar një plumb që ka goditur personin M.I. në këmbë, i cili më pas është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme-Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes. Rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share