Mbrëmja e së dielës tashmë është e spektaklit të argëtimit “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën, në Tv Klan edhe ky episod ka patur plot emocione, të qeshura pafund, por edhe deklarata të papritura nga të ftuarit, si edhe nga vetë autorja e programit.
Ndër të ftuarit e mbrëmjes ishin edhe dy prej reperëve më të dashur të momentit MatoLale dhe Marin.
Reperët kanë realizuar sfidën “S’më dridhet qerpiku” ose i njohur ndryshe si ‘Paintball’, e cila është një nga lojërat më të pëlqyera të publikut, një prej pyetjeve ka qenë: “Cilin prej artistëve e ke menduar si mik, por ta ka futur pas shpine?”
Mato Lale ka gjuajtur Noizy-n disa herë pa ndaluar breshërinë e gjuajteve dhe në këtë pikë Luana ka kërkuar qetësinë, mos e marrin me kaq inat. Por Mato ka vazhduar: “E ke provuar ndonjëherë me ta fut mbas shpine Luana?”
“E kam provuar njëqind herë, por unë kam zgjedhur të hesht dhe të ec në rrugën time të suksesit“, u shpreh autorja Luana Vjollca, teksa Mato ka përfunduar: “Mua nuk më heshtet ndonjëherë!”/tvklan.al