Dikur miq, por sot armiq! MatoLale i rikthehet debatit me Noizy-n në “Zemër Luana”

Këtë të dielë në spektaklin më argëtues të momentit “Zemër Luana”, me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës kanë qenë të ftuar dy prej reperëve më të dashur të momentit, MatoLale dhe Marin.

Reperët kanë realizuar sfidën “S’më dridhet qerpiku” ose i njohur ndryshe si ‘Paintball’, e cila është një nga lojërat më të pëlqyera të publikut, ku një prej pyetjeve ka qenë: Cilin prej artistëve e ke menduar si mik, por ta ka futur pas shpine?

Mato Lale ka gjuajtur Noizy-n me breshëri dhe të njëjtin veprim ka bërë edhe Marin, ku më tej është shprehur: “Po ia fute mikut tim, je edhe armiku im!”/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share