Penov: Komunat kanë rritur borxhet dhe shpenzimet

LIDHUR ME TRANSPORTUESIT PRIVAT NË QYTETIN E SHKUPIT FAJSON OPOZITËN

Komunat e vendit me shpenzime dhe borxhe të rritura në krahasim me vitin e kaluar, kështu njofton tministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në intervistë për MIA-n. Sipas tij, shpenzimet për energji të komunave janë rritur për një miliard denarë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në anën tjetër investimet kapitale janë ulur për 1,9 miliardë denarë.

Në të gjitha komunat në vend, shpenzimet totale për energji në periudhën janar-shtator 2022, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë rritur për një miliard denarë, që në krahasim me të hyrat e përgjithshme, të cilat arrijnë në rreth 40 miliardë denarë, paraqet një kosto të madhe, “Komunat e transferuan këtë kosto në ulje të investimeve kapitale dhe kjo i rrit kostot edhe më shumë. Po ashtu, sipas analizës, me 800 milionë denarë shtesë komunat i kanë rritur borxhet dhe i kanë ngritur në nivelin prej 4,2 miliardë denarë, që është më shumë se 10 për qind në raport me 40 miliardë të hyra” theksoi Penov.

Lidhur me problemet rreth decentralizimit fiskal dhe shpërndarjes së drejtë të mjeteve, ai paraqiti disa nivele, e ato janë se vendi sipas numrave është më ulët i decentralizuar nga standardet evropiane, më pas vjen mos shfrytëzimi i ingerencave të mundësuara me ligj, si dhe mungesa e kapaciteteve tek komunat e vogla.

Ndërkaq, lidhur me kontestin me transportuesit privat të autobusëve në Shkup, thotë se ngjarjet kanë prapavijë politike prapa së cilës qëndron opozita. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share