Diktaturat arabe e kanë kuptuar se gjuha sportive është një mjet i fuqishëm për ta tërhequr publikun perëndimor. Newcastle United (presidenti i së cilës është edhe kreu i Saudi Aramco, që me 2430 miliard dollarët e saj është kompania publike me vlerë më të madhe në botë) dhe Sheffield United janë pronësi e Arabisë Saudite. Paris Saint Germain është i Katarit. Manchester City është i Emirateve të Bashkuara Arabe e kështu më radhë. Emirates, Etihad Airways dhe Qatar Airways kanë të gjitha marrëveshje të rëndësishme me skuadrat e futbollit European me vlerë prej qindar million dollarësh. Bayern Mynihu i pëlqen paratë e Katarit, por Thomas Müller dhe Manuel Neuer, yjet e futbollit gjerman të pajisur me fasha ylberi gjatë Botërorit të Dohas nuk kanë shqiptuar publikisht një fjalë të vetme kundër sponsorizimit të Qatar Airways.
Katarasit po injektojnë një sasi të madhe parashë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar. Midis investimeve më të rëndësishme figurojnë Harrods, Canary Wharf dhe Bursa e Londrës. Abdulhadi Mana Al Hajri, kunati i emirit të Katarit, ka blerë Hotelin Ritz për 700 milion stërlina. Fondi sovran i sheikut – Qatar Investment Authority – posedon 22% të Sainsbury dhe 6% të Barclays Bank. Ka një pjesëmarrje prej 20% në Heathrow Airport Holdings. Pa llogaritur se mbreti Karli i III ka pranuar kohët e fundit një valixhe me 1 milion euro në kesh nga Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani, ish kryeministri i Katarit. “Në 10 vite Katari ka investuar më shumë se 1.5 miiard euro tek Paris Saint Germain”, tregon një investigim i “Express”.
Paratë nënkuptojnë politikë dhe kështu, për të shmangur që ylli i futbollit francez Kylian Mbappé të kalojë tek Real Madridi, kanë ndërhyrë presidenti Emmanuel Macron dhe ish presidenti Nicholas Sarkozy, që nga raportet me Katarin merr vesh. “Macron i Arabisë”, që me Dohan ka nënshkruar kontrata prej 12 miliard dollarësh me Katarin (paraardhësi Hollande ishte në fakt i lidhur me sauditët). Emirati po bëhet strategjik edhe në ekonominë gjermane: Porsche, Volkswagen, Deutsche Bank, Siemens, Bayern Mynihu, për të përmendur vetë disa prej brendeve të Gjermanisë të kontrolluar me titull të ndryshëm nga emiri i Dohas.
Pa llogaritur 27% e Société des Casinos de Cannes, 13% 3 grupit Lagardère, 8% e EADS, 6% e Vinci, 5% e Eolia, 3% të Totalit, 2% të Vivendi, 1% të LVMH. Me një dorë Katari magjeps dhe trash Perëndimin (është “partneri i privilegjuar” i NATO nga pranvera e kaluar, partner energjitik strategjik pas luftës në Ukrainë dhe pret edhe bazat amerikane), por me tjetrën emiri i bën lajka armiqve dhe është bankomati i tyre. “Si islami, Katari mbështetet mbi pesë shtylla: gazin, rrjetin televiziv Al Jazeera, futobllin, praninë ushtarake amerikane në territorin e saj dhe diplomacinë”, sintetizon e përjavshmja “Express”.
Katari sapo është akuzuar nga prindërit e një gazetari amerikan i vrarë nga ISIS për lidhje me terrorizmin. Familja e Steven Sotloff, i prerë koka në live televizive, akuzon institucione të rëndësishme të Katarit se ka transferuar 800000 dollarë një “gjykatësi” të Shtetit Islamik që ka urdhëruar vrasjen e Sotloff dhe të një gazetari tjetër amerikan, James Foley. Nga viti 2012 deri më 2018, Katari i ka dhënë 1.1 miliard dollarë Rripit të Gazës së kontrolluar nga Hamasi. 1.8 miliard dollarë në 10 vjet. Aq sa Katari, bankat e Katarit dhe “entet e bamirësisë” së Katarit kanë dërguar në Rripin e Gazës të dominuar nga islamistët prej vitit 2007, qysh kur Izraeli është tërhequr dhe AKP palestineze është përzënë nga pallatet e pushtetit. Megjithëse pjesa më e madhe e parave shkon në ndihmë të nevojtarëve, ndihmat e Katarit i shërbejnë Hamasit për ta mbajtur pushtetin.
Bamirësia e Katarit i shpëton Hamasin nga përgjegjësitë ndaj palestinezëve që jetojnë nën qeverisjen e tij në Rripin e Gazës dhe i mundëson faktikisht grupit terrorist të adresojë resurse drejt ndërtimit të tunelit për të sulmuar Izraelin dhe prodhimin e armëve, përfshi raketat, në përgatitje të luftës së ardhshme kundër Izraelit. Paratë e Katarit kanë financuar ndërtimin e një rrjeti nëntokësor tunelesh të terrorit të Hamasit rivalizon me disa prej sistemeve metropolitane më efikaset të botës. Ismail Haniyeh dhe Khaled Mashaal, të dy liderë të Hamasit që banojnë në Doha në luks dhe udhëtojnë midis kryeqyteteve të Lindjes së Mesme me avionë Gulfstream të furnizuar nga klani al Thani në pushtet në Doha. Një kompani imobiliare e Katarit ka zbuluar një projekt prej 7 akrash në Katar që përfshin katër kulla dhe një qendër tregëtare në pronësi të Mashaal, gruas dhe djalit të tij: 250 apartamente luksoze, një klub privat, një çerdhe, një bibliotekë dhe atraksione turistike. Në Doha jeton edhe një prej zëvendësve të Hamasit, Khalil al Hayya. Gjithmonë në Doha kanë jetuar në mërgim krerët talibanë, përpara se të riktheheshin triumfues pas tërheqjes së turpshme perëndimore dhe humbjes amerikane. Gjatë “pranverës arabe”, që i ngjante më shumë një dimri islamik, Katari ka mbështetur fondamentalistët për të zëvendësuar regjimet laike në Tunizi, Libi dhe Egjipt. Në Siri, Katari ka mbështetur Al Nusra dhe Ahrar al Sham, organizata islamiste përgjegjëse për shumë krime sektare. Një investigim së përjavshmes së parë gjermane “Die Zeit” e akuzon Katarin se ka financuar edhe Hizballahun. Operacioni që ka çuar Al Nusra të lëshojë motrat e Maaloula në Siri ka sjellë 16 milion dollarë në arkat e saj, tërësisht të derdhura nga Katari.
Ministri i Katarit për Çështjet Islamike në Khartum, kryeqyteti i Sudanit, ka ndërtuar kohët e fundit tipografinë më të madhe të Kuranit në të gjithë kontinentin afrikan, ka referuar “Al-Sharq”. Për çfarë shërben? Për të islamizuar vende ku shoku i qytetërimit është në rendin e ditës dhe ku ata e paguajnë janë kristianët. Rrëfen “Mondafrique” se Katari është në origjinën e islamizimit të Afrikës nën mbulesën e ndihmës humanitare. Kështu që janë nisur nga Katari drejt Burkina Fasos 722 misione “humanitare” dhe “të pajisur me këtë manë të papritur, OJF katarase i janë kushtuar hedhjes së farërave të islamit radikal. Kanë ardhur predikues nga Katari dhe nga Pakistani, janë krijuar shkolla kuranore dhe qendra bamirësie. Aksionet humanitare shërbejnë së kalë Troje për islamin radikal”. Një vend, Burkina Faso, ku janë në rendin e ditës sulmet e kristianëve dhe kishave. “Islami që na imponohet”, ka thënë për “Ndihmë për kishën që vuan” peshkopi Paluku Sikuli. “Xhamitë ndërtohen kudo”. Këtë javë Katari ka inauguruar një tjetër në Nigeri. I udhëhequr nga familja Al Thani, emirati është një monarki myslimane që ka mbrojtur Youssef al Qaradawi, kryeimamin e ndjerë të Vëllazërisë Myslimane që ka apeluar “pushtimin e Romës” dhe justifikuar sulmet vetëvrasëse kundër civilëve izraelianë (edhe grave shtatzëna). “Katari nuk është Vëllazëria Myslimane, por kanë parë tek këta të fundit një mundësi për t’u bërë kumbarët e botës arabe”, ka thënë për “Express” Bertrand Besancenot, ambasador në Katar nga 1998 deri më 2002. Doha ka financuar edhe aktivitetet e Tariq Ramadan, predikues i Vëllazërisë Myslimane dhe nipi i themeluesit e të tij, Hassan al Banna, por pagesat e Katarit për Ramadan (35000 euro në muaj) janë ndaluar përpara inkriminimit të tij për përdhunim.
Katari ka edhe fondin sovran e nëntë më të madh të botës dhe aty kryqëzohen të gjitha të ardhurat ekstra e shitjeve energjitike. Fondi është përdorur për të islamizuar me të dyja duart. Vetëm në Gjermani, nga viti 2005, Katari ka ndërtuar 140 xhami. Kudo që ka islamizim, prapa është Katari. Katari dhe Arabia Saudite, në konkurrencë për supremacinë e Lindjes së Mesme me Iranin, “kanë akses në një bombë me sahat duke financuar përhapjen globale të islamit radikal”, ka denoncuar Jonathan Shaw, ish zëvendësshef i Shtamadhorisë së Mbrojtjes së Britanisë të Madhe. Një xhami e re pesëkatëshe në Prishtinë mund të mirëpresë 2500 besimtarë. Qatar Charity ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë më të madhe të Kosovës, që në këto orë gëlon me shtytje të reja nacionaliste dhe fetare. “Xhamia e sheikut Shoaib Arnavut” ka 5 kate, salla, një bibliotekë islamiste, një sallë kompjuterësh dhe një sallë lojërash për fëmijë. Saïda Keller-Messahli, presidente e Forumit për një Islam Progresist dhe që ka mbështetur referendumit ndaj burkës në Zvicër, pohon se situata në vendin e saj është “alarmuese”.
“Sasira të mëdha parashë nga Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe Turqia po hyjnë në Zvicër”. Kompleksi Kulturor Mysliman i Lozanës ka përfituar 1.6 milion dollarë. Katari i ka dhuruar St Antony’s College të Oxford, aty ku jepte mësim Ramadan, 11 milion stërlina. Emirati ka financuar Qendrën Islamike të Villeneuve-d’Ascq dhe Lycée-Collège Averroès, shkolla e parë myslimane private e financuar nga shteti francez, në qendër të një skandali kur njëri prej mësuesve të saj ka dhënë dorëheqjen pasi kishte shkruar se shkolla ishte një vatër e antisemitizmit dhe që promovonte islamizmin. Katari ka paguar edhe Xhaminë e Madhe të Poitiers, pranë vendit të Betejës së Tours me të cilën Karl Çekiçi ndali avancimin e ushtrisë myslimane të udhëhequr nga Abdul al Rahman në vitin 732. Ka një sallë faljesh për 700 besimtarë dhe një minare 22 metroshe. Xhamia e Madhe e Kopenhagenit ka përfituar një donacion prej 30 milion eurosh nnga emiri.
Bernard Godard, njeriu që në ministrinë e Brendshme franceze ka menaxhuar për vite dosjen islamike, ka zbuluar: “Sot sauditët kontribuojnë akoma, por shumë më pak se vende si Katari. Janë të traumatizuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001. Katari nuk e ka këtë moderim…”. Midis të gjitha vendeve të Europës, Katari ka zgjedhur Italinë për të investuar më shumë në xhami, qendra islamike dhe projekte të tjera fetare. “Këshilltari Kulturor i emirit”, Hamad al Kawari, ka marrë një diplomë honoris causa nga Universiteti i Tor Vergata, ka pasur takime me ministrin e atëhershëm italian të Kulturës, Dario Franceschini, dhe ministren e Arësimit, Stefania Giannini, përpara se të pritej në Vatikan dhe të takonte Papën Françesk për të nënshkruar një marrëveshje midis Bibliotekës Apostolike Vatikanase dhe Qatar Foundation for Education. Dokumenta të zbuluara nga Middle East Forum zbulojnë se katari ka shpërndarë thuajse 1 miliard dollarë organizatave islamiste, shumica në Perëndim.about:blank
Gratë e Katarit janë të veshura dhe mbajnë abaya, homoseksualiteti është i penalizuar, poligamia, anipse në rënie, praktikohet akoma, apostasia është e ndaluar rreptësisht dhe sharia është burimi kryesor i së drejtës. Megjithatë, ka një diferencë me Arabinë Saudite, një hipokrizi që lejon më shumë liri nëse ushtrohet privatisht. Nuk ka një demokraci, nuk respekton të drejtat e njeriut dhe civile, shtyp kristianët sidomos myslimanët që konvertohen (është i 18 në listën e zezë të vendeve më të këqija ku besohet tek Jezù Krishti) dhe synon të vendosë në politikën europiane. Kujton se Rusia edhe pse nuk i pushton fqinjët e saj, por pesha e saj gazoze matet me influencë fetare dhe politike. Derikur Katari do të vazhdojë të financojë ekstremizmin islamik, loja e vetme e vërtetë që Doha do të luajë, përveç Kupës së Botës, do të jetë ajo e gënjimit me sukses të europianëve. Ka shkruar Michel Onfray: “Po kur emiri i Katarit do të ofrohet të blejë Mont-Saint-Michel, kush do t’i thotë jo?”. Askush. Dikush do të mendojë edhe se do t’i rrinte mirë një Gjysmëhënë mbi abacinë e vjetër normane. Bën shumë “dialog ndërfetar”. /EO