Koreja e Veriut teston dy raketa të tjera

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa të tjera balistike të dielën drejt detit në lindje të Gjirit të Koresë. Televizioni japonez NHK raportoi se raketat ranë jashtë zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë.

Zv/ministri i Mbrojtjes së Japonisë tha se deri më tani nuk ka raportime për dëme. Sipas zyrtarëve japonezë, Koreja e Veriut ka lëshuar këtë vit raketa me një “frekuencë të paprecedentë”. Rasti i fundit ishte hera e 35 për këtë vit. 16 prej tyre kanë ndodhur nga Shtatori deri në fund të Nëntorit.

Më 18 Nëntor, Pyongyang tha se ka lëshuar një raketë të re balistike interkontinentale. Ky lëshim vjen vetëm disa ditë pasi Koreja e Veriut testoi një motor me karburant të ngurtë me shtytje të lartë që ekspertët thanë se do të lejonte lëshimin më të shpejtë dhe më të lëvizshëm të raketave balistike./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share