Kroacia – e treta e botës

Kroacia fitoi “medaljen e bronztë” në Botërorin e Katarit duke mundur Marokun me rezultat 2:1.

Ndeshja filloi furishëm me golat e shënuara nga Gvardiol në minutën e 7’të për Kroacinë dhe Dari në minutën e 9’të për Marokun.

Golin e fitores për Kroacinë e shënoi Orsic në minutën e 42’të të pjesës së parë.

Pjesa e dytë përfundoi pa asnjë gol, me disa raste nga të dyja anët e me pak momente tensioni, ndërsa në fund kroatët ishin ata që festuan.

Kjo është hera e dytë që Kroacia merr vendin e tretë në Botëror. Herën e parë medaljen e bronztë e fituan në Francë 98, ndërsa në Rusi 2018 u shpallën nënkampion të botës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share