Shqipëria, e rrezikuar nga shpërthime epidemike

OBSH: Keqpërdorimi i antibiotikëve, rrezik për epidemi

Rezistenca bakteriale po kthehet në një fenomen të rrezikshëm. Shumë vende të Ballkanit kanë raportuar shpërthime epidemike bakteriale si pasojë  e rezistencës ndaj antibiotikëve. Edhe Shqipëria gjendet nën këtë kërcënim, pasi antibiotikët po përdoren pa kriter.

Ballkani është një zonë e nxehtë për rezistencën bakteriale, vendet fqinje raportojnë shifra të larta, le të themi Greqia, Bullgaria kanë raportuar shpërthime të mëdha epidemike ndaj klasave të antibiotikëve, gjithashtu Italia. Në këto kushte dhe në Shqipëri situata është e ngjashme”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të survejancës, duke nxjerrë në pah se antibiotiko-rezistenca është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Keqpërdorimi apo mbipërdorimi është një nga drivet kryesor për rezistencën. Shumë shpejt mund të vijë një moment që mos kemi mundësi të trajtojmë me antibiotik një infeksion banal bakterial”.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë botërore, infeksionet e zakonshme bakteriale po bëhen gjithnjë e më rezistente ndaj trajtimeve. Mbi 60% e rasteve me gonorrhea, një sëmundje e zakonshme seksualisht e transmetueshme, ka treguar rezistencë ndaj një prej antibakterialëve më të përdorur që është ciprofloksacina. Mbi 20% e rasteve me E.coli, patogjeni më i zakonshëm në infeksionet e traktit urinar, është rezistent ndaj gjeneratës së parë dhe të dytë të antibiotikëve.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share