Sveçla: Beogradi po dezinformon në tentativë për t’i arsyetuar veprimet kriminale

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi në mediat serbe po raportohet se kinse Policia e Kosovës ka lista mbi të cilat po arreston ish-policët.

Sveçla ka thënë se e gjithë kjo është një fushatë dezinformuese e Beogradit, për të arsyetuar veprimet kriminale që nuk ka të ndalur.

Ai tha se nuk ka lista të tilla, dhe se në Republikën e Kosovës, prokuroria që ndjek krimin është degë tjetër e pushtetit prej policisë që zbaton ligjin e urdhrat dhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme që është degë e ekzekutivit.

“Fushata dezinformuese se një ish-polic në Mitrovicën e Veriut është arrestuar dhe se janë penguar punonjësit e elektrodistribucionit, vërteton edhe njëherë nevojën që barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se normaliteti duhet të kthehet sa më parë në këtë zonë”, tha Sveçla.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share