Deschamps kërkon trofeun e dytë si trajner
24 vite më parë me atë sukses në shtëpi nisi dominimi i Francës në futbollin ndërkombëtar. Prej asaj kohe francezët numërojnë 4 finale përfshi atë do të luhet të dielën ndaj Argjentinës.
Duke parë skuadrën e ndërtuar nga Didier Deschamps pritet që të zgjasë. Edhe pse janë lehtësisht favorit përballë argjentinasve do të përpiqen të mbrojnë titullin e fituar në 2018.
Në rast suksesi trajneri Deschamps do të ishte si italiani Vittorio Pozzo, i cili fitoi trofeun në 1934 dhe 1938. Ish-mesfushori i cili ishte kapiten i Francës në 1998 do të arrinte edhe dy legjenda si Pele dhe Zagallo për numrin e Kupave të Botës të fituara nga 3 secili.
Tv Klan