Shkupjani i punësuar në bastore merrte para nga kompania, pranon se ka keqpërdorur 650 mijë denarë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton një Shkupjan ka pranuar se ka marrë paratë e kompanisë së basteve ku punonte dhe të njëjtat ia ka dhënë një personi tjetër për të luajtur në makina të bastit.

“Me datë 15.12.2022, në Stacionin Policor Qendër është zhvilluar bisedë zyrtare me M.S.(24) nga Shkupi. Ai dyshon se në një lokal bastesh në rrugën “Fronti i Popullit”, ku është i punësuar, ka përdorur paratë që i janë besuar dhe ia ka dhënë Z.K. nga Shkupi. Në bisedë ai e ka pranuar veprën penale dhe ka pranuar se në disa raste i ka dhënë të njëjtit gjithsej 650.000 denarë për të luajtur në makineritë për bastore. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share