Triumfin e Francës kundër Marokut e ka ndjekur edhe Presidenti Emanuel Macron, I cili me plot entuziazëm ka kremtuar fitoren e “gjelave”.
Por, përshtypje shumë të mirë I kanë lënë marokenët e guximshëm sidomos futbollisti Sofjan Amrabat. Macron I është afruar 26-vjecarit e ka përshëndetur duke I thënë se e vlerëson si mesfushorin më të mirë në botë.
Presidenti Macron ka vizituar edhe zhveshtoren e kombëtares franceze ku kishte nisur festa e futbollistëve.
Për finalen e 18 Dhjetorit presidenti francez sërish do të kthehet në Katar, pasi sot ka qenë I pranishëm në Samitin e Komisionit Evropian në Bruksel.
Macron tërësisht ka marrë mbi vete përgjegjësinë për faktin se do të shkojë ta mbështesë kombëtaren franceze në Katar, përkundër kritikave dhe hetimeve për dyshime për korrupsion.
“Para katër viteve mbështeta Francën në Rusi, unë qëndroj pas tyre edhe në Katar”, ka deklaruar Presidenti Macron./KlanMacedonia