Kush ngre trofeun vendos rekorde
Shokët skuadre tek Paris Saint-Germain, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe do të jënë në sfidë në finalen e Kupës së Botës.
Messi, 35 vjeç, po kërkon të fitojë Kupën e tij të parë, në Botërorin e tij të fundit, ndërsa Mbappe, 12 vjet më i ri, do t’i bashkohet një grupi elitar lojtarësh nëse Franca arrin të mbrojë me sukses titullin e fituar në Rusi 2018.
Messi dhe Mbappe së bashku kryesojnë garën për Këpucën e Artë me pesë gola secili.
Messi nuk ka arritur të shënojë vetëm në një nga gjashtë ndeshjet e tij, ndërsa tre gola kanë ardhur nga penalltia. Ai ka dhënë edhe tre asist. Mbappe ka shënuar dy herë në dy raste.
Goditja nga pika e Messit në fitoren gjysmëfinale ndaj Kroacisë ishte goli i tij i 11-të në Kupën e Botës në total dhe kaloi legjendën Gabriel Batistuta si golashënuesi rekord i Argjentinës në turne. Atij i duhet edhe një tjetër për të barazuar numrin e golave të Pele në Kupën e Botës, ndërsa paraqitja e fundit e së dielës do ta shohë atë të kalojë rekordin e Lothar Matthaus të Gjermanisë prej 25 ndeshjesh.
Me nëntë gola në dy kampionate, Mbappe tashmë ka kaluar përpara Pele për ssasinë e golave të shënuar në Kupën e Botës para moshës 24 vjeç.
Nëse Franca ruan titullin e saj, ai do të bëhej lojtari i parë pas Peles në vitin 1962 që fitoi dy Kupa Botërore deri në moshën 23-vjeçare.
Messi ka qenë prej kohësh i kritikuari më i madh tek Argjentinën, me presionin për të fituar një trofe të madh. Këtë edicion ai po tregon se po kthehet në një Maradona të vertëtë për skuadrën e tij duke shërbyer pasime të sakta, duke ndërtuar aksione por edhe duke liruar shokët e skuadrës nga markimi. Të gjitha këto e kanë rritur rëndësinë e tij.
Edhe pse janë shokë skuadre, Messi dhe Mbappe janë në rivalitet me njëri-tjetrin dhe jo vetëm sepse përfaqësojnë dy kombëtare të ndryshme.
Tv Klan