Pendarovski: Amerikanët erdhën për ta krijuar “listën e zezë” në Maqedoninë e Veriut

I pari i shtetit, Stevo Pendarovski thotë se ekipi amerikan ka vizituar vendin edhe më herët dhe se e njëjta bëhet për të krijuar më pas të ashtuquajturën “lista e zezë” e SHBA-së.

“Edhe pas hutësi së madhe rreth atij ekipi, ai nuk është ekip hetimor, ata persona nuk janë juristë, ata nuk kanë pasur kontakte as me prokurorë as me gjykatës as me politikanë, janë diplomatë nga Departamenti i Shtetit. Kanë ardhur edhe më herët, do të vijnë edhe në të ardhmen. Ata mbledhin informacione në lidhje me atë se çfarë po ndodh gjyqësor dhe më pas në mënyrë autonome, të pavarur nga ne, e krijojnë të ashtuquajturën listë e zezë, ose lista e personave dhe entiteteve nën sanksione”, tha Pendarovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share