DISKUTOHET PËR KRIZËN ENERGJETIKE DHE EKONOMIKE SIDHE LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
Pas anulimit të vizitës në Maqedoninë e Veriut Këshilltari i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Cholet, ka realizuar bised telefonike me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe Presidentin Stevo Pendarovskin. Në një njoftim për media nga kabineti qeveritarë bëjnë të ditur se biseda ishte e përqendruar në menaxhimin me krizat ekonomike dhe energjetike dhe luftën kundër korrupsionit.
“U diskutuan disa tema, si për trajtimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë, por edhe për projektet infrastrukturore dhe energjetike për të cilat Maqedonia e Veriut do të ketë mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara. Ndër të tjera, temë e bisedës ishte zhvillimi i Maqedonisë së Veriut në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe promovimit të sundimit të ligjit”, njoftoi Qeveria.
Gjatë bisedës, gjithashtu është diskutuar për rrjedhën e procesit të skriningut proceset integruese evropiane të vendit, me fokus në proceset reformuese që po zhvillohen si rezultat i së njëjtës.
Përveç Maqedonisë së Veriut, programi i Choletit përfshinte vizita në Kosovë, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë. Qëllimi i vizitave, siç informohet nga Departamenti i Shtetit, është të theksohet përkushtimi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. /KlanMacedonia/