Elon Musk ka shitur sërish 22 milionë aksione të Tesla-s me vlerë 3.58 miliardë Dollarë.
Sipas një raporti nga një rregullator financiar amerikan, aksionet u shitën nga e hëna deri të mërkurën, shkruan “BBC”.
Ky veprim i fundit e ka çuar totalin e aksioneve të shitura nga Musk gjatë këtij viti në thuajse 40 miliardë. Arsyeja për shitjen e tyre nuk është bërë e ditur. Muajin e shkuar, themeluesi i SpaceX tha se kishte shitur aksione të Tesla-s me vlerë 3.95 miliardë Dollarë, vetëm pak ditë pas blerjes së Twitter për 44 miliardë.
Ndonëse gjatë ditëve të fundit Musk e humbi statusin si njeriu më i pasur i botës, ai vijon të mbetet aksionari kryesor i kompanisë së makinave elektrike, me 13.4% të saj./tvklan.al