Kupa e Botës nuk është atraksioni i vetëm i momentit në Katar. Turistët nga e gjithë bota që ndodhen në Emiratet Arabe po “çmenden” fjalë për fjalë për makinat që punojnë në ujë: por si funksionojnë makinat ujore?
Makinat ujore ose amfibe u projektuan nga një grup prej tre prodhuesish egjiptianë nga Aleksandria, të cilët donin të prezantonin një makinë prototip në treg që mund të udhëtonte si në rrugë ashtu edhe në sipërfaqe të tjera, të tilla si uji për shembull.
Këto makina (ka vetëm 12 modele në botë), sfidojnë jahtet dhe motobarkat dhe në të njëjtën kohë ruajnë një dizajn elegant dhe të lezetshëm që shkon mirë me kërkesat e klientëve.
Natyrisht, për të blerë këto modele makinash është e nevojshme të shpenzoni një shumë të madhe parash që mund të variojë nga 16,000 deri në 37,000 euro. Karim Amin, një nga shpikësit, tha: Të gjitha pjesët dhe të gjitha materialet vijnë nga Egjipti dhe janë bërë nga Egjiptianët. Vetëm motori është japonez. Megjithatë, ne tashmë jemi duke punuar në evolucionin e këtyre automjeteve. Më e mira nuk ka ardhur ende.
Klan News