Botërori 2022 | Kritikat ndaj Orsato

Iker Casillas mendon se Argjentinës nuk i duhej dhënë penallti, në Kroaci kryqëzojnë arbitrin

Arbitri i takimit Argjentinë-Kroaci  ka shkaktuar debate të shumta me vendimin e tij për t’i dhënë penallti bardhekaltërve.  Ndeshja gjysmëfinale Argjentinë-Kroaci e përcaktoi kombëtaren finaliste, por la pas edhe shumë polemika.

Një ndër zërat që mendojnë se penalltia e parë e kthyer në gol nga Leo Messi nuk duhej dhënë, është edhe Iker Kasijas. Ish-portieri i njohur i Real Madrid dhe Spanjës beson se gjyqtari Daniele Orsato ka vepruar gabim, duke e konsideruar faull ndërhyrjen e portierit Livakoviç ndaj Julian Alvarez.

Kasijas ripostoi në Twitter shpjegimin e ish-gjyqtarit ndërkombëtar meksikan, Felipe Ramos Rizo, i cili tregoi arsyen se përse italiani gaboi në gjykimin e rastit.

Edhe ikona e futbollit kroat, Luka Modriç, kritikoi arbitrin Orsato për vendimin e marrë.

Sipas mesfushorit kroat, Orsato është një nga arbitrat më të dobët që ai njeh, e me të nuk ka asnjëherë kujtime të mira. Edhe pse uroi bardhekaltrit, shtoi se penalltia e parë, e dëmtoi shumë Kroacinë.

Arbitri kroat Bruno Mari shpjegoi se mund të ishte vetëm një faull ndaj portierit dhe arbitri Orsato bëri padrejtësi duke ndikuar në rezultat.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share