7 mijë e 360 euro.
Kjo është shuma e parave e cila iu vodh një gruaje pasi e njëjta e dërgoi veturen e saj për ta pastruar veturën në autolarje.
Rasti ka ndodhur më datë 8 dhjetor në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, por u raportua tek në ditën e djeshme.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.
“Rasti ka ndodhur më 8 dhjetor, është raportuar tek dje pra më datë 13 dhjetor. Viktima ka raportuar se i kishte nxjerrë paratë për t’i deponuar në bankë, por kur ishte kthyer nuk i kishte gjetur paratë”, tha Bytyqi.
Ai theksoi se po punohet në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
“Jemi duke punuar në arrestimin e të dyshuarit. Nga kamerat e sigurisë vërehet se si i dyshuari afrohet tek vetura duke tentuar që të marrë diçka. Po punojmë në identifikimin e tij”, theksoi Bytyqi. /KlanKosova.