Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë së Veriut sot ka regjistruar një tërmet 124 km në jugperëndim të Shkupit në Republikën të Greqisë.
Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 10:29 me magnitudë lokale 3.2 ML dhe intensitet III shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane, ndërsa është ndjerë nga banorët e Manastirit dhe rrethinës.