Prishtina me ndryshime në vendkalimet e këmbësorëve për rritje të sigurisë

Komuna e Prishtinës ka bërë disa ndryshime në vendkalimet e këmbësorëve të rregulluara me semaforë.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka njoftuar se për të parandaluar kalimin teksa semafori është ende në dritë të kuqe, janë vënë sinjalizime me dritë edhe para pjesës ku presin këmbësorët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se pajisje të tilla është planifikuar të vendosen në të gjitha udhëkryqet e kryeqytetit.

“Për herë të parë në Kosovë e në rajon, për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe për të parandaluar aksidentet, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar të vendos pajisje në vendkalimet e këmbësorëve, në të cilat njëkohësisht me semaforë do të shfaqet ngjyra e kuqe. Në këtë mënyrë do të jetë siguri e dyfishtë për këmbësorë dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Të tilla pajisje është planifikuar të vendosen në të gjitha udhëkryqet e kryeqytetit dhe rrugët të cilat janë më të frekuentuara. Kryeqyteti, tjetër nivel”, ka shkruar Musliu.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share