Ministrat e çështjeve evropiane aprovojnë konkluzionet për zgjerimin

I JEPET STATUSI I KANDIDATIT BOSNJËS, POR ME KUSHTE

27 ministrat e çêshtjeve europiane të Bashkimit Europian kanë miratuar sot konkluzionet për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe procesit të stabilizim-asociimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Konkluzionet vlerësojnë situatën në secilin prej kandidatëve dhe partnerëve të BE-së, duke përcaktuar udhëzime lidhur me prioritetet e reformave për secilin ven

Pas konkluzioneve të Këshillit Evropian të qershorit dhe në dritën e rekomandimit të mëvonshëm të Komisionit Europian të 12 tetorit 2022, Këshilli rekomandon t’i jepet statusi kandidat Bosnjë-Hercegovinës, me kusht që të konfirmohet nga Këshilli Evropian dhe ndërrmarrjen e hapave specifikë për rekomandimet lidhur me forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, menaxhimin e migracionit dhe të drejtat themelore. Këshilli pret me padurim një konfirmim të këtij vendimi nga Këshilli Evropian i  15 dhjetorit.

“Politika e zgjerimit të BE-së është një spirancë e fortë për paqen, demokracinë, prosperitetin, sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin tonë. Me konkluzionet e tij, Këshilli i Bashkimit Europian po dërgon një mesazh të fortë të angazhimit të tij ndaj zgjerimit të BE-së. Jam veçanërisht i kënaqur për rekomandimin për të dhënë statusin e vendit kandidat Bosnjë-Hercegovinës” është shprehur Mikula Bek, ministri i çêshtjeve europiane të Republikës çeke.

Republika Ceke ka thyer tashmë nje rekord të arritjeve për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut, dhënies e statusit të vendit kandidat Bosnjês-Hercegovinës dhe marrjen e vendimit në gjirin e ambasadorëve të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share