Arrestohet themeluesi i kompanisë FTX të kriptomonedhave

Sam Bankman-Fried u arrestua ne Bahamas para se të dëshmonte në Kongres për dështimin e një prej këmbimeve më të mëdha në histori

Sam Bankman-Fried, themeluesi i shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, është arrestuar në Bahamas. Arrestimi vjen një ditë përpara se të dëshmonte para Kongresit për dështimin e një prej shkëmbimeve më të mëdha të kriptomonedhave në botë.

Muajin e kaluar FTX shpalli falimentimin në SHBA, duke bërë që shumë përdorues të kësaj kompanie të tërheqin fondet e tyre. Sipas një dosjeje gjyqësore të paraqitur në gjykatë muajin e kaluar, kompania FTX u detyrohej 50 kreditorëve të saj më të mëdhenj afër 3.1 miliardë dollarë. Policia tha se Bankman-Fried u arrestua për “shkelje financiare” kundër ligjeve në SHBA dhe Bahamas.

Është e paqartë se si personat që kanë fonde në këtë kompani do të mund t’i marrin ato në fund të procedurave të falimentimit. Megjithatë, shumë ekspertë kanë paralajmëruar se kreditorët do të mund të marrin një pjesë shumë të vogël të shumës së depozituar.

FTX u themelua më 2019 nga Bankman-Fried, një ish-tregtar në Ëall Street, dhe ish-punonjësi i Google, Gary Ëang. Kjo kompani u bë kompania e dytë më e madhe në botë e këmbimit të kriptovalutave, duke tregtuar rreth 10 miliardë kriptovaluta në ditë. Bankman-Fried dikur shihej si një version i ri i investitorit legjendar amerikan Ëarren Buffett, dhe deri në fund të Tetorit kishte një pasuri neto më shumë se 15 miliardë Dollarë.

Ai ishte bërë i njohur në Uashington DC si një donator politik, kryesisht për politikanë apo grupe demokrate, që supozohej se mbështeste parandalimin e pandemisë dhe përmirësimin e rregullave të kriptovalutave.

Që nga kolapsi i FTX, Bankman-Fried ka dhënë intervista të shumta në media duke kërkuar falje për gabimet e tij dhe duke shpjeguar atë që ndodhi në kompani, diçka që ekspertët ligjorë deklaruan se mund t’i lejojë prokurorët të tregojnë për mospërputhje për të minuar besueshmërinë e tij.

Bankman-Fried po mbahet në paraburgim në përputhje me aktin e ekstradimit , ndërsa Bahamasi pret që ai të ekstradohet në SHBA.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share