3 fëmijë humbin jetën nga acari në Britaninë e Madhe
Këto pamje përmbytjesh të furishme janë xhiruar në qytezën turistike të Kumlluxhasë, rreth 90 kilometra në jug të Antalias. 1 person humbi jetën, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi, reshjet e dendura të orëve të fundit krijuan një situatë katastrofike.
Rrugët u shndërruan në lumenj të furishëm që morën përpara disa automjete dhe përmbytën dhjetëra biznese.
Teksa reshjet e dendura kanë përfshirë jugun e Europës, veriu është mbërthyer nga dëbora dhe acari. 3 fëmijë të moshave nga 8 në 11-vjeç u mbytën në një liqen në Birmingam, pas çarjes së sipërfaqes së ngrirë ku ata luanin. Britania e Madhe është e goditura më rëndë nga reshjet e dendura të dëborës që shkaktuan kaos në qarkullimin rrugor.
Qindra fluturime u shtynë në Londër pasi trashësia deri në 10 centrimetra e dëborës, detyroi autoritetet të mbyllnin pistat e të tre aeroporteve. Dëbora ka mbuluar vendet nga Franca në Poloni e në gadishullin skandinav.
Tv Klan