Dëbora fut në kaos fluturimet në Britani
I gjithë veriu i Europës është mbërthyer nga një valë temperaturash të ftohta që kanë sjellë reshje të dendura dëbore. Më e vështirë, situata duket në Britaninë e Madhe ku reshjet e dendura të dëborës kanë futur në kaos qarkullimin rrugor.
Dhjetëra aksidente janë regjistruar gjatë orëve të fundit nëpër rrugët e vendit. Dëbora e dendur dhe e menjëhershme që në disa zona arriti një trashësi 10 centimetra, ka bllokuar shumë autostrada.
Ngrira e pistave çoi në shtyrjen e përkohshme të fluturimeve në tre aeroportet e Londrës. Probleme nga dëbora pati edhe në Poloni, ku vështirësi hasi kryesisht në qarkullimin rrugor. Meteorologët parashikojnë ulje të ndjeshme të temperaturave në vazhdim të kësaj jave që në gadishullin skandinav mund të arrijnë deri në minus 23 gradë Celcius.
Tv Klan