Kryetari në detyrë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot takoi shoferët e autobusëve privat para Qytetit të Shkupit të cilët edhe sot vazhduan me protesta.
”Ndjej një lloj përgjegjësie edhe unë, sepse bashkëpunuam dhe e përkrahëm kryetaren Danella Arsovska pasi ishte kandidate e pavarur dhe doli e kundërta nuk e kishim njohur aq sa duhet, duhet urgjentisht të arrihet marrëveshje dhe ne jemi këtu në përkrahje të transportuesve privat së bashku me deputetin e zonës së Shkupit, Abdulla Saliu” – tha Arben Taravari.