Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u ka bërë thirrje evropianëve që të ndryshojnë strategjinë e tyre me Kosovën dhe Serbinë.
Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka kërkuar gjithashtu lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçit nga Haga.
“U bëj thirrje evropianëve që të ndryshojnë drejtimet e strategjisë së tyre Kosovë-Serbi. Ata nuk po e ndihmojnë krizën ballkanike, po e përkeqësojnë atë me ndërhyrjet e tyre të njëanshme dhe të çrregullta. Dhe lironi Hashim Thaçin menjëherë nga Haga”, ka shkruar ai./tvklan.al