Trejsi Sejdini dashur pa dashur “thumbon” miss-in shqiptar, Agnesa Vuthajn: Nuk e njoh kush është, por …

Në episodin e kësaj të diele nën moderimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës kishte të ftuar personazhe të cilët kanë qënë më të hapur e të sinqertë se kurrë.

Në këtë spektakël, argëtimi është kryefjala por sigurisht nuk mund të mungojnë as emocionet e shumëllojshme e aq më pak deklaratat e papritura. Siç ishte ajo e Trejsi Sejdinit në sfidën e fundit, ku të ftuarit dhe kapitenët ishin të vendosur poshtë “gojës së luanit” në sfidën “Në gojë të luanit hedhim halle”, lojë ku të pranishmëve u bëhën pyetje e nëse refuzojnë të përgjigjen u hidhen gjëra të ndryshmë mbi kokë nga “goja e luanit”.

“Trejsi ti ke fituar “Miss Universe Albania 2018” dhe je ndër modelet që je drejt suksesit ndërkombëtar, ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të na rendisësh këto miss-e shqiptare nga “Miss Universe Albania & Kosovo” të famshme edhe jashtë, nga ajo që mendon është më ylli dhe ajo e fundit sipas teje: Angela Martini, Xhesika Berberi, Cindy Marina dhe Agnesa Vuthaj. Përgjigju me valle, ose lahu në halle”, ishte kjo pyetja që iu drejtua Sejdinit, ndërsa përgjigjia e saj ishte me një mesazh mjaft të rëndësishëm ku theksoi se të gjitha vajzat janë shumë të mira e më pas vijoi me renditje kështu: “Në vend të parë Angela Martini sepse shkoi në Top 10 dikur në Miss Universe, në vendin e dytë Cindy Marina pasi arriti në Top20 në vitin kur mori pjesë, në vendin e tretë Xhesika Berberi dhe në vendin e fundit është Agnesa Vuthaj”, u shpreh ajo teksa shtoi se edhe pse nuk i kujtohet kush është në atë moment.

Epo një “thumb” të lehtë sapo ia hodhi Trejsi, dashur pa dashur./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share