Arta Elezaj dhe Arta Nitaj janë ndër modelet më përfolura dhe më seksi të shoëbizit shqiptar dhe këtë të diel mbrëma ishin të ftuara së bashku si dy shoqe mjaft të mira në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në Tv Klan.
Dy modelet u përballën në sfidën e shoqeve të ngushta, të cilat të ulura mbi shtratin e “Zemër Luana” u përgjigjën pyetjeve pikante për to. Cila vishet më shtrenjtë prejt tyre, vajzat zgjodhën Elezajn, ndërsa cila ka më shumë sukses në dashuri me meshkujt ato thanë të dyja.
Një nga pyetjet ishte se cila prej tyre është e dashuruar momentalisht dhe vajzat zbuluan se mes tyre tani e dashuruara është Arta Elezaj, kaçurrelsja simpatike./tvklan.al