Ekskluzive në “Zemër Luana”, Shkurte Gashi shtatzënë për herë të dytë!

Këtë të diel në emisionin “Zemër Luana”, me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës kanë qenë të ftuar disa nga emrat më në zë të momentit dhe jo vetëm. “Zemër Luana” është një show plot argëtim e spektakël, ku çdo javë rezervohen surpriza.

Një ndër të ftuarit ka qenë Bardhi, i cili bashkërisht me menaxherin e tij Jetmir Agaj dhe producentin Çelik Lipa kanë folur pa doreza në sfidën e tyre. Bardhi është pyetur për disa prej bashkëpunëtorëve të tij, ku duhet të tregonte një sekret, t’i përgjigjej pyetjes apo të pinte një ‘shots’.

Teksa ka dalë fotoja e Shkurte Gashit, menaxheri i Bardhit, Jetmiri, ka vendosur të tregojë një sekret të saj. Ai është shprehur ekskluzivisht në “Zemër Luana” se Shkurte Gashi është shtatzënë sërish. Nga martesa me Albertin këngëtarja ka një djalë, tanimë duket se familja e tyre do të shtohet. Epo nëse është kështu, urime!/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share