Majk godet sërish: Tekstet e Butrint Imerit nuk i pëlqejnë aspak!

Edhe këtë të diel “Zemër Luana” ka risjellë personazhet më ‘In’ të momentit. Bëhet fjalë për reperët Majk, Lumi B, Bardhi, si dhe modelet Trejsi Sejdini, Arta Elezaj dhe Arta Nitaj. Edhe këtë herë të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca kanë folur pa doreza.

Loja ‘Paintball’, një nga lojërat më të pëlqyera të publikut, ideuar nga “Shiko Kush Luan”, është rikthyer edhe në “Zemër Luana”. Duke qëlluar me armën me ngjyra, Majk u është përgjigjur të gjitha pyetjeve që lidhen me artistët e kolegët e tij.

Ai duket se ka patur një kritikë për Butrint Imerin. Teksa Olsi Bylyku e ka pyetur se tekstet e cilit prej artistëve në tabelë nuk i pëlqejnë aspak, Majk ka piketuar Butrint Imerin.

Butrinti është një nga emrat më të dashur për publikun dhe jo vetëm… Megjithatë, kjo deklaratë e Majk mund të merret thjesht si një kritikë. Gjithsesi, të gjithë sot, ndonëse kanë kritika ndaj njëri-tjetrit rrallë herë ua shprehin./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share